Site icon Informohu siç duhet

Sot Kisha Ortodokse zgjedh pasuesin e Janullatosit, amaneti i Kryepeshkopit

TIRANË– Këtë të diel të 16 Marsit do të mblidhet Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Sipas Sekretares së Sinodit të Shenjtë, procesi i zgjedhjes do të zhvillohet në Qendrën Sinodike dhe do të jetë një moment i rëndësishëm për Kishës Ortodokse, pasi do të përcaktojë udhëheqësin e ri të Kishës dhe të besimtarëve ortodoksë në Shqipëri. Ndërkohë vetë kryepeshkopi i ndjerë në amanetin e tij i cili u hap pak ditë më parë kishte shkruar që në vendin e tij të emërohej një klerik shqiptar.

Sinodi i Shenjtë i Kishës do të mblidhet pas Liturgjisë Hyjnore dhe pasi të merret vendimi, kryepeshkopi i ri do të hyjë në Katedrale dhe do të japë edhe një mesazh publik. Me shpalljen e emrit të Kryepeshkopit të ri, bien kambanat në të gjitha katedralet dhe kishat e Shqipërisë./Radar.al

Exit mobile version