Ditën e sotme pritet që të hyjnë në fuqi tarifat prej 10% për një pjesë të madhe të mallrave të importuara në SHBA nga pothuajse e gjithë bota.
Kujtojmë se vendimi u mor nga presidenti amerikan Donald Trump, që solli një goditje për tregtinë globale.
Tarifat prej 10% thuhet se përjashtojnë produkte të caktuara, si nafta, gazi natyror, ari, bakri, argjendi, lëndë druri ndërtimi, gjysmëpërçuesit, farmaceutikët dhe mineralet që nuk gjenden në SHBA, pasi këto produkte janë tarifuar me një përqinje më të lartë, diku afro 25%.
Së fundmi është bërë me dije se fatura e tarfiave pritet të rritet nga 9 prilli për vendet që eksportojnë më shumë mallra në SHBA sesa importojnë prej saj.
Kujtojmë se tarifat për importet nga Kina do të arrijnë në 54%, për ato nga BE 20%, për Vietnamin 46% dhe për Japoninë 24%.
Ndërsa tarifat 10 % do të aplikohen edhe për Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit.
Sipas dokumentit zyrtar të paraqitur dje nga qeveria amerikane, tarifat e reja kanë të bëjnë me rreth 80 vende dhe rajone, përfshirë 27 vendet anëtare të BE-së.
Megjithatë, lista zyrtare ka hequr ishujt Heard dhe MacDonald në rajonin e Antarktikut, për të cilët Trump kishte njoftuar se do t’i nënshtroheshin tarifave, pavarësisht faktit se atje jetojnë vetëm pinguinët.
Analistët thonë se ka rrezik për inflacion të lartë dhe trazira në treg.
Ekonomistët, analistët dhe konsumatorët po përpiqen ende të kuptojnë implikimet e njoftimit të tarifave të Trump.
Shqetësimi kryesor i analistëve është turbullira financiare. Nëse vendet e tjera i përgjigjen rritjes së tarifave të Trump duke rritur të tyren, një konflikt i përshkallëzuar mund të përshkallëzohet në një luftë tregtare, për të cilën ekonomistët thonë se mund të ngadalësojë rritjen ekonomike globale.
Një iPhone, 2.300 dollarë. Tarifat e Trump do të “shkatërrojnë” Europën
Përhapet gripi i shpendëve. Ngrihet alarmi: Është infektuar një 3-vjeçare