Site icon Informohu siç duhet

Sokolaj: Siguria ushqimore në Shqipëri, drejt përmirësimit

Granit Sokolaj

TIRANË– Në intervistën e dhënë për Radar.al, eksperti Sokolaj u shpreh se pavarësisht situatave të ndodhura së fundmi në Shqipëri, siguria ushqimore në vend ka një përmirësim.

Sipas Sokolaj dhe në të ardhmen pritet që të ketë një përmirësim të ndjeshëm.

Sa i përket rastit që bëri bujë në media, më konkretisht mishit të pulës me salmonelë, Sokolaj sjell në vëmendje se në 2023 referuar analizave të bëra ka konkluduar se në BE u pikatën mbi 75 mijë raste me salmonelë.

Madje, salmonela ka konkluduar dhe në ëmbëlsira, kryesisht në çokollata.

Në lidhje me përmirësimin e sigurisë ushqimore mbas 10 vitesh, Sokolaj theksoi se rol këtu luan një bashkëpunim sa i përket masave të marra nga shteti dhe atyre të ndërmarra nga subjektete caktuara që tregtojnë produktet në fjalë.

Sokolaj: Për hir të së vërtetës çdo vit ka përmirësim siguria ushqimore dhe kjo jo për shkak të frikës ose masave shtrënguesenga shteti. Por për shkak të vetë ndërgjegjësimit të subjekteve tregtare dhe prodhuese për të përmirësuar standartet pasi është tregu( konsumatori dhe blerësi) ai që të mban ose të nxjerr nga ky proces. Këtu shtohen dhe konkurrenca dhe dëshira e subjekteve për të eksportuar. Për 10 vite ne do të mund të kemi një përmirësim të ndjeshëm. Të dimë diçka, në 2023 BE ka patur77 600 raste vetëm salmonelë. Mes tyre ka patur dhe çokollatë me salmonelë. Te pjesa e sigurisë ushqimore, sigurisht masat që merr shteti për bazë ligjore si dhe masat që marrin vetë subjektet shkojnë drejt rritjes. Hallkat janë aq të shumta saqë në çdo rast mund të të prishin sigurinë e një produkti. Prodhim,tregtim, mbajtje në market. Gjithçka e mundshme që mund t’i ndodhë një produkti për të prishur zinxhirin, sado masa të merren nga institucionet, siguria ushqimore është rrisk gjithmonë.

Përgatiti Radar.al

Si mund ta shmangin konsumatorët rrezikun nga produktet ushqimore

Exit mobile version