Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjendet i pajetë burri pranë hekurudhës së Peqinit, dyshimet e para

    Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 3 persona në Rinas, mes tyre vlonjati që “mbushi” Anglinë me d*ogë

    Tentoi të vriste një person duke e përplasur me makinë, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Sofistikimi i aktivitetit të paligishëm/ Nga “cash” në “crypto”, trafiku i lëndëve narkotike futet ne epokën dixhitale për të fshehur gjurmët

    October 16, 2025

    Trafikantët e lëndëve narkotike po përdorin gjithmonë e më shumë pagesat me kriptomonedha ndërkohë që paralelisht po përdorin rrjetin Dark Web për aktivitetin e tyre në një tentativë për të humbur gjurmët.

    Në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 nënvizohet se avancimi teknologjik sëbashku me të mirat që sjell kur përdoret për aspektet pozitive ofron edhe mënyra më të sofistikuara për ata që e përdorin për aktivitete të jashtëligjshme.

    “Kohët e fundit është identifikuar një trend rritës në përdorimin e kriptomonedhave për pagesa në tregun e lëndëve narkotike duke mundësuar në këtë mënyrë fshehjen e gjurmëve financiare si dhe përdorimi i rrjetit DarkWeb për të shpërndarë lëndët narkotike duke ruajtur në këtë mënyrë anonimitetin e shpërndarësve të këtyre lëndëve” thuhet në strategji.

    Qeveria nënvizon gjithashtu se Shqipëria është një vend transit për lëndët e heroinës dhe kokainës dhe sasitë e destinuara për tregun e brendshëm janë të vogla. Qëllimi është dërgimi i saj drejt vendeve të BE-së.

    “Sa i përket trafikimit të lëndëve narkotike, me përjashtim të lëndës së cannabis-it, ku Shqipëria është vend origjine, në kategoritë e tjera të lëndëve narkotike duke përmendur këtu lëndët e heroinës dhe kokainës, Shqipëria rezulton si vend tranzit. Sasitë e lëndëve narkotike të destinuara për tregun e brendshëm janë të vogla dhe pjesa më e madhe kalon tranzit nëpër territorin e Shqipërisë, me destinacion vendet e BE-së.

    Në vitet e fundit, është zgjeruar aktiviteti i trafikimit të kokainës, e prodhuar në vendet e Amerikës së Jugut (Kolumbi, Ekuador dhe Brazil), e transportuar në rrugë detare drejt Portit Detar të Durrësit për të vijuar më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian” thuhet në strategji.

    Strategjia sjell në vëmendje edhe format me të cilat këto fenomene mund të luftohen duke vënë theksin tek trajnimi i oficerëve, bashkëpunimi me agjencitë ndërkombëtare për të shkëmbyer informacion duke rritur kapacitetet për të goditur rrjetet kriminale./ Monitor

    Crypto
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjendet i pajetë burri pranë hekurudhës së Peqinit, dyshimet e para

    November 8, 2025

    Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 3 persona në Rinas, mes tyre vlonjati që “mbushi” Anglinë me d*ogë

    November 8, 2025

    Tentoi të vriste një person duke e përplasur me makinë, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë

    November 8, 2025

    Rama jep lajmin e mirë: Lufta kundër kancerit dhe shëndetësia prioritet në projekt-buxhetin 2026

    November 8, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.