TIRANË– Shtetasi 81-vjeçari Xhemal Meta, është vrarë nga Isuf Hasa. Autor i vrasjes ka pranuar krimin para hetuesve ndërsa ka dhënë edhe detaje në lidhje me ngjarjen.
“Më 13 janar shkova në mëngjes në shtëpinë e Xhemalit dhe konsumuam kafe. Pasi mbaruam, do të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë çekiçin dhe e mora e qëllova nga pas. E qëllova pasi kishte shumë kohë që më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja disa netë në shtëpi. Xhemali më merrte në telefon dhe më thoshte që si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas tënde. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte lekë sepse m’i kishte treguar po ai vetë. Më pas kam shkuar tek stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë ku fsheha çekiçin.”-ka dëshmuar Hasa./Radar.al
Xhemal Meta u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë, identifikohet autori i vr*sjes (EMRI)