Site icon Informohu siç duhet

S’mund të jemi delja që e ha ujku/Rama: Futja në BE është çështje ekzistenciale

TIRANË-Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Sy m’SY” në rrjetet sociale ka deklaruar se fitoja e PS më 11 Maj, është sipas tij për shqiptarët, por edhe për veten.

“Natyrisht që kur dikush është në një garë, fitorja është edhe për vete, sepse e gjithë vetja është aty për fitore. Por fitorja i duhet Shqipërisë më shumë se të gjithë partive, më shumë se çdo individ, sepse më 11 maj është një botë tjetër politike.”- tha Rama.

Teksa është ndalur tek integrimi në Bashkimin Europian një prej temave më të përfoloura nga Kryeministri muajt e fundit, ka deklaruar se në situatën ku është Europa dhe bota sot, futja në bllok është çështje ekzistenciale.

“Besoj e shikoni në çfarë situate komplekse është Evropa dhe bota dhe futja në BE është çështje ekzistenciale. Nuk mund të rrimë veç, nuk mund të jemi delja që e ha ujku, aty e kemi vendin.”- u shpreh  Rama./Radar.al

Mes 4 vi*timave në Fushë-Prezë 2 ishin vëllezër, momenti kur shpërthen makina

Exit mobile version