Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gratë deputete të opozitës kërkese Begajt: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

    Vodhi makinën por u përplas gjatë arratisjes, arrestohet 35-vjeçari

    Binjakët shqiptarë/ Vëllezërit Shpendi ëndërrojnë Serinë A: Ndoshta do të arrijmë në “play-off”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “S’mund të bëjmë të njëjtat gabime”/ Rama kërkoi dorëheqjen e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit

    July 14, 2025
    “S’mund të bëjmë të njëjtat gabime”/ Rama kërkoi dorëheqjen e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit

    TIRANË– Kjo e hënë e 14 Korrikut është afati i fundit i vënë nga kryeministri Edi Rama për shkarkimin e të gjithë krerëve të njësive administrative. Një kërkesë kjo që e bëri vetëm pak ditë më parë në takimin me kryetarët e bashkive në vend.

    Shefi i qeverisë tha se një hap i tillë do të merret për t’i hapur rrugë konkurrimit për ata që duan të japin kontributin e tyre për vendin.

    Ndër të tjera Rama deklaroi se duhet të ndiqet shembulli i bashkisë së Cërrikut sa i takon përpunimit të mbetjeve, duke i shndërruar në produkte ekonomike.

    “Mund sa di unë, pse bashkia e Cërrikut u bë tre vjet që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit – jo vetëm i përpunon dhe i kthen në produkt shitjeje – dhe pse nuk e kanë të tjerët këtë gjë? Më duket se e ka bërë dhe Roskoveci. Përse nuk e kanë bërë dhe të tjerët? Nuk është një inovacion që është bërë në Japoni dhe s’po e bëjmë dot se s’e ka as Italia, përse nuk e kanë të gjitha bashkitë, përse nuk vrapon ti, si në Cërrik?
    Shqipëria është sa një bashki e madhe në Evropë. Përse duhet të rrimë të presim? E vetmja gjë: kërkojmë fonde nga qeveria. Për çdo gjë: burra, duam fonde nga qeveria. Ç’të bëjë qeveria, të marri borxh, të japi lekë?! Ndërkohë, që ka mundësira të pafundme për të prodhuar. Për sa i përket kryetarëve të PS në bashki, të gjithë kryetarët e njësive duhet të shkarkohen, të gjithë duhet të shkarkohen. Dhe t’u rijepet mundësia, por duke hapur mundësinë dhe për të tjerët që të tregojnë se janë më të zotë se ata. Votat që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën për sa jemi ne anëtarë partie dhe atyre që duan këtë parti në krye. Shqipërinë në BE në 2030, s’mund të bëjmë të njëjtat gabime, duhet të bëjmë të tjera gjëra dhe një nga gjërat kryesore është t’u japim një mundësi të re njerëzve për të kontribuar për këtë vend. Drejtorë dhe kryetarë njësish, nuk i fus të gjithë në një thes, pasi ka dhe kryetarë njësish, siç është ai i Novoselës që ka 30 vite aty. Kryetari i njësisë që ka varrezat në Elbasan, duhet shkarkuar pa kthim. Aty nis gjithçka, deri sa vjen dhe tek kryetari i bashkisë.”-tha ai./Radar.al 

    “Ta harroni se do të legalizohen”/ Rama: Çdo ngrehinë e ngritur në shkelje të ligjit do të rrafshohet

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gratë deputete të opozitës kërkese Begajt: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

    November 13, 2025

    Vodhi makinën por u përplas gjatë arratisjes, arrestohet 35-vjeçari

    November 13, 2025

    Binjakët shqiptarë/ Vëllezërit Shpendi ëndërrojnë Serinë A: Ndoshta do të arrijmë në “play-off”

    November 13, 2025

    Gonzato për hetimet ndaj Ballukut: Nuk mund të dënosh njerëzit përpara se të kenë ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore

    November 13, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 13 Nëntor 2025

    Surpriza, fat dhe mundësi të reja/ 4 shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë në vitin 2026

    Një projekt personal mund të marrë hov në mënyrë të papritur, horoskopi 12 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.