Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Slogani nazist si moto e maturës? Sa të forta janë idetë ekstreme të djathta në shkollat gjermane

    May 26, 2025

    GJERMANI-Në rastin më të mirë, motoja e diplomës së maturës është një slogan që e mban mend gjithë jetën. Ajo zbukuron bluzat e klasës së fundit, shërben si frymëzim për shumë festime të maturës dhe shpesh është titulli i gazetës së maturës me të cilën 18 dhe 19-vjeçarët e përfundojnë solemnisht periudhën e tyre në shkollë.

    Për disa studentë në gjimnazin Liebig në Gießen, landi i Hessenit, motoja e maturës është diçka që ata do të preferonin ta harronin më mirë sot sesa nesër. Ose siç i tha revistës “Spiegel” përfaqësuesja e nxënësve Nicole Kracke: “Ne jemi tani ata që damkosemi me vulën naziste. Kjo të dhemb.”

    “Matura të bën të lirë” (Abi macht frei)(si referim ndaj parullës “Puna të bën të lirë” (Arbeit macht frei) mbi portat e kampeve naziste të përqendrimit, “Abi-Akbar – eksploziv përmes maturës (Explosiv durchs Abi” (duke iu referuar sulmeve terroriste islamiste) dhe “NSDABI-digjeni (fjalorin) Duden” (gjerm.NSDABI – Verbrennt den Duden” (duke iu referuar partisë naziste NSDAP, librave të djegur nga nazistët dhe hebrenjve) ishin emrat e propozuar në një votim anonim online për moton e maturës 2026.

    Disa studentë reaguan shpejt dhe e raportuan incidentin në administratën e shkollës. Hyrja në portal u bllokua, e gjithë klasa u thirr dhe u përgatit një deklaratë: “Racizmi, antisemitizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në komunitetin tonë shkollor. Ne qëndrojmë së bashku për ta siguruar këtë!” Policia po heton dyshimin fillestar për nxitje të urrejtjes.

    Provokim apo qëndrim i ekstremit të djathtë?
    Vetëm një provokim dhe një gabim nga disa të diplomuar të papjekur të shkollave të mesme, një shaka e një djali budalla, apo ndoshta dëshmi përfundimtare e ndikimit të ekstremit të djathtë mbi një numër në rritje të të rinjve? Sidoqoftë, sloganet naziste të përdorura si moto e maturës kanë shkaktuar një trazirë të tillë në Gjermani, saqë edhe Ministrja e re e Arsimit, Karin Prien (CDU) foli hapur. Ajo bëri thirrje që vizitat në memorialet e kampeve të përqendrimit të bëhen të detyrueshme për të gjitha shkollat ​​në Gjermani.

    A është incidenti i Giessenit vetëm maja e ajsbergut?
    Përpara kampit të shfarosjes në Aushvic, ku nazistët vranë më shumë se një milion njerëz, nxënësit e klasës së nëntë në Görlitz të Saksonisë, bënë një përshëndetje neonaziste. Në Oelsnitz, gjithashtu në landin e Saksonisë, një mësuese e shkollës së mesme u transferua, sepse u kërcënua nga ekstremistët e krahut të djathtë. Dhe në Wiesbaden, landi i Hessenit, studentët duartrokitën për vrasjen e miliona hebrenjve në një film mësimor.

    Prandaj, Tina Dürr nuk u habit shumë kur mësoi për incidentin në Giessen. Ajo është zëvendësdrejtoreshë e Qendrës së Hessenit për Demokraci, e cila ndihmon dhe këshillon shkollat, bashkitë dhe shoqatat në luftën kundër ekstremizmit të të djathtë. “Provokimet dhe retorika ekstremiste e krahut të djathtë, siç është slogani i maturës, janë rritur përgjithësisht në shkolla, po e dëgjojmë gjithnjë e më shumë këtë,” i tha ajo DW. “Këto janë grafite të ekstremit të djathtë, përshëndetje të Hitlerit, këngë raciste ose të ekstremit të djathtë që këndohen gjatë ekskursioneve shkollore.”

    Presioni i djathtë: shkollat ​​si pasqyrim i shoqërisë
    Landet nuk i regjistrojnë në veçanërisht krimet e motivuara nga ekstremistët e krahut të djathtë në shkolla, por një anketë e “Zeit” e ministrive të brendshme të landece zbuloi një pamje shqetësuese: Sipas anketës, incidentet e ekstremistëve të djathtë u rritën me të paktën 30 përqind në vitin 2024 krahasuar me vitin e kaluar. Shkollat ​​janë pasqyrim i shoqërisë, ku pozicione dhe provokime të tilla janë gjithnjë e më të pranueshme. Dürr e di gjithashtu se si trajtohen të rinjtë.

    “Meshkujt e rinj janë të parapolitizuar në mënyrë të vetëdijshme përmes arteve marciale, me qëllim që të fitojnë, me ideale toksike të maskulinitetit.”

    Në mediat sociale, është kryesisht AfD-ja, disa prej anëtarëve të së cilës janë të ekstremit të djathtë, që po përqendrohet këtu. “Zhvlerësimi i grave dhe kthimi në një imazh klasik dhe tradicional të roleve gjinore, dy elementë të ekstremizmit të krahut të djathtë, po përjetojnë një konjukturë të re”.

    Kjo përfaqëson mbi të gjitha një sfidë të madhe për mësuesit. Dy vjet më parë, rasti i dy mësuesve në Brandenburg shkaktoi bujë në të gjithë Gjermaninë: Ata bënë publike incidente ekstremiste të krahut të djathtë në shkollën e tyre, më pas iu nënshtruan armiqësisë masive dhe përfundimisht u larguan nga shkolla të acaruar.

    Një përgjigje nga mësuesit është më e nevojshme se kurrë, përndryshe provokimet ekstremiste të krahut të djathtë dhe raciste do të bëhen të pranueshme, shpjegon Tina Dürr e Qendrës Demokratike të Hessenit. “Nëse nuk ndërhyjmë në incidentet ekstremiste të djathta dhe i lëmë autorët të vazhdojnë, po u sugjerojmë studentëve se kjo është normale, kjo është problematike. Pika kyçe: ne duhet t’i mbështesim ata që guxojnë të mbrojnë vlerat demokratike dhe ta etiketojnë ekstremizmin si problem.”

    Holokausti i largët për gjithnjë e më shumë nxënës
    Stefan Düll e njeh shumë mirë këtë temë dhe e ka përjetuar atë nga afër. Presidenti i Shoqatës së Mësuesve Gjermanë është edhe drejtor i një shkolle të mesme në Neusäß, Bavari.

    “Nuk mund t’i fshehim krimet dhe të themi se do të kemi një qasje personale, dhe kaq. Edhe nëse autori i krimit është vetëm 13 vjeç, ne duhet ta raportojmë në polici. Dhe nëse policia shkon në shtëpinë e autorit të krimit dhe flet me të, kjo është një cilësi tjetër përtej masave të lidhura me shkollën që duhet të vendosen shtesë”, shpjegon ai për DW.

    Düll mbështet thirrjen e Ministres Federale të Arsimit Prien që vizita në memorialin e një kampi përqendrimi të bëhet e detyrueshme, pasi 90 përqind e shkollave e bëjnë tashmë këtë gjithsesi. Sipas kreut të Shoqatës së Mësuesve Gjermanë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për institucionet arsimore të ruajnë kujtimin e Holokaustit.

    Sipas një studimi të Konferencës së Kërkesave Hebraike, rreth 40 përqind e gjermanëve të anketuar midis moshës 18 dhe 29 vjeç nuk ishin në dijeni se afërsisht gjashtë milionë hebrenj u vranë gjatë epokës naziste. Dëshmitarët e kohës që vizitojnë shkollat, si e ndjera Margot Friedländer, së shpejti do të zhduken. Dhe distanca kohore po rritet, studentët jetojnë këtu dhe tani, sipas Stefan Düll.

    “Incidentet e ekstremistëve të krahut të djathtë në shkolla po shtohen, sepse lidhja e drejtpërdrejtë, përfshirë edhe me familjen e dikujt, nuk ekziston më. Nga njëra anë, kemi nxënës, prindërit dhe gjyshërit e të cilëve nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me Rajhun e Tretë, sepse nuk jetonin fare këtu. Dhe kemi të tjerë, prindërit dhe gjyshërit e të cilëve kanë lindur vetëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.”/DW

    Zbulohet “shtëpi bari” në Fier/ Arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE

    U rrezikohej jeta nga dallgët në det, policia i vjen në ndihmë velierës

    shkollat gjermane Slogani nazist
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.