Site icon Informohu siç duhet

Skocia “i vë syrin” Bajramit. Pritet të realizohet transferimi i tij te Rangers

Skocia “i vë syrin” Bajramit. Pritet të realizohet transferimi i tij te Rangers

Nedim Bajrami aludohet se mund të vazhdojë karrierën në Skoci.

Klubi i Rangers, është në bisedime për afrimin e fantazistit shqiptar nga Sassuolo.

Palët janë akoma në bisedime, për huazimin e Barjamit për një sezon, sipas raportimeve nga mediat britanike.

Marrëveshja nuk është mbyllur ende, por po punohet për transferimin, para përfundimit të merkatos.

25-vjeçari është pjesë e Sassuolo-s në Serinë B, por po shikon për një ekip të ri. Në rast kalimi te Rangers, kjo do të ishte aventura e parë për Bajramin në Skoci.

Kujtojmë se sqiptari ka qenë pjesë e Zurich dhe Grasshoppers në Zvicër, për të kaluar më pas tek Empoli në Itali dhe së fundmi te Sassuolo. 

 

Exit mobile version