TIRANË– Këtë të martë të 31 Marsit Skënder Hita është betuar si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Hita theksoi se marrja e kësaj detyre të lartë është një përgjegjësi e lartë, ndërsa shtoi se sfidë mbetet thellimi i rezultateve të mira dhe përmirësimi i imazhit të institucionit të policisë së shtetit.
“Sot është ditë e rëndësishme e karrierës time, pas një rrugëtimi 25 vjecar në uniformat blu, me dëshirë për t’u shërbyer qytetarëve e vendit, kam nderin të marr përgjegjësinë për këtë detyrë më të lartë. Këtë kurorëzim e shoh si përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe policisë së shtetit. Gjej rastin të shpreh mirënjohje për besimin e dhënë. I jam mirënjohës çdo efektivi të policisë. Nderim dhe respekt për veteranët që mbeten burim frymëzimi për ne. Mbetet sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi akoma më shumë i imazhit të policisë.”- theksoi ai./Radar.al


