Deputeti Erion Braçe ka ngritur alarmin lidhur me mashtrimin financiar online përmes XUEX dhe TXEX.
Sipas tij, në grupet e brendshme në Telegram, drejtuesit e XUEX kanë bllokuar çdo tërheqje parash për anëtarët, duke konsoliduar mashtrimin financiar.
Braçe thotë se pas 48 orësh pa mundësi tërheqjeje, “Leo Smith”, personazhi i njohur si “Profesori” apo “Roboti”, ka konfirmuar në një mbledhje online se paratë nuk mund të dalin më nga llogaritë e përdoruesve. Ai thekson se skema mashtruese është e njëjtë si ajo e TXEX, e cila prej ditësh ka ndaluar çdo pagesë, sidomos për investitorët në Divjakë dhe Lezhë. Deputeti shton se çdo fjali në komunikimet e këtyre “platformave” është provë e një piramide mashtruese dhe jo e një burse serioze, siç pretendohet. Më alarmante është zbulimi se edhe shqiptarë nga jashtë vendit kanë rënë pre e mashtrimit.

