Site icon Informohu siç duhet

Skandali/ Trajneri kërcënon gjyqtaren: Duhet të përfundosh si Ilaria Sula

U v*a nga ish-i dashuri/ Dësmia e nënës së Ilaria Sulës: E kuptova që diçka s'shkonte

Ilaria Sula

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali, ku dhuna verbale dhe referencat makabre ndaj vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula kanë kapërcyer çdo kufi etik, madje edhe në fushën e sportit.

Gjatë pushimit të një ndeshjeje të kampionatit për moshat U17 mes Sporting Terni dhe Sengemini Sport, trajneri i Sporting Terni dyshohet se hyri në dhomat e zhveshjes dhe nisi të kërcënonte gjyqtaren e ndeshjes me fjalë të rënda e tmerruese.

“Duhet të përfundosh si Ilaria Sula. Duhej të ishe vrarë kur ishe e vogël. Në raste të tilla, duhet nxjerrë thika,” janë fjalët që i atribuohen trajnerit, duke shokuar jo vetëm komunitetin sportiv, por edhe publikun e gjerë.

Pas incidentit, Liga Kombëtare e Amatorëve në Itali reagoi menjëherë, duke e përjashtuar trajnerin nga çdo aktivitet sportiv për tre vite e gjysmë.

Kujtojmë se Ilaria Sula, një studente shqiptare 24-vjeçare, u vra më 26 mars nga i dashuri i saj Mark Antony Samson, i cili më pas e futi trupin në një valixhe dhe e braktisi në një zonë pyjore pranë Romës. Rasti tronditi opinionin publik dhe u kthye në simbol të dhunës mizore ndaj grave.

Përdorimi i emrit të saj në mënyrë kaq të ulët dhe kërcënuese përbën një tjetër sinjal alarmi për situatën e dhunës verbale, psikologjike dhe sistemike në shumë fusha të shoqërisë, përfshirë edhe sportin.

Exit mobile version