SPAK gjatë ditës së sotme mori në pyetje mjekun Edmond Gashi, si person i përfshirë në skandalin e Onkologjikut.
Gjatë dëshmisë së tij mësohet se Gashi mohoi akuzat, duke theksuar se pacientët zgjidhnin me dëshirë që të merrnin shërbim në klinikën e tij private.
Njëkohësisht, ai mohon akuzat se merrte ryshfet.
“Nuk kam bërë bere dhe ndaj e hapa klinikën private, të shmangia mitmarrjen. Pacientët më vinin vet te klinika. Jam mjeku që kam bërë më tepër ndërhyrje në spitalin shtetëror.”, deklaroi Gashi.
Deri më tani SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët, si dhe me pasurinë e tyre.
Ju kujtojmë se më 26 qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut.
Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij.
Për çdo pacient që dërgohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.

