Pavarësisht se samiti i NATO-s ka dy ditë që ka përfunduar, një skandal në lidhje me foton zyrtare të tij ka “turbulluar ujërat” në rrjet.
Bëhet fjalë për një foto të shpërndarë nga kryeministri grek Mitsotakis, i cili ka retushuar, duke e fshirë nga fotoja zyrtare, kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Ende nuk dihen detajet që e kanë çuar liderin grek të ndërmarrë një veprim të tillë aspak dashamirës.
Rasti është “denoncuar” në rrjetet sociale së pari nga Ernesto Ferrari në një postim në rrjetin social “X”.