Një video private ka vënë në qendër të një skandali sulmuesin e Dinamos së Moskës dhe Kamerunit, Moumi Ngamaleu. Partnerja e tij, artistja ruse Nikki Seey, publikoi pamje ku pretendon se e gjeti futbollistin me një grua tjetër brenda shtëpisë së tyre, vetëm një ditë pas ditëlindjes së saj.
Sipas mediave ruse, situata degjeneroi në një përplasje të ashpër dhe kërkoi ndërhyrjen e policisë. Në video, e cila u bë virale, Ngamaleu shfaqet duke mbajtur pantallona të shkurtra të ekipit kombëtar të Kamerunit, një detaj që rriti bujën online. Seey, 25 vjeç, raportohet se thirri dy roje sigurie dhe një mik për të hapur derën e dhomës së gjumit, ku lojtari dhe gruaja e panjohur ishin izoluar.
Për pasojë, sulmuesi humbi fluturimin drejt grumbullimit të Kamerunit, që po përgatitet për gjysmëfinalen e playoff-eve kontinentale kundër Republikës Demokratike të Kongos. Ai ende nuk ka bërë një reagim publik, ndërsa brenda federatës kamerunase diskutohet mundësia e masave disiplinore.
Ngamaleu pritet t’i bashkohet ekipit në orët e ardhshme, por pozita e tij mbetet e pasigurt pas këtij incidenti.

