Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sot zgjedhjet në 5 bashki/ Rama u bën thirrje qytetarëve: Votoni

    Mos harroni çadrat, priten reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

    Çmenduri nga Spanja/ Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Skandal në Aeroportin e Beogradit. Shqiptarët mbahen me orë të tëra në autobus pa ajër dhe drita, përfshirë fëmijë

    July 9, 2025

    Një ngjarje shqetësuese është raportuar mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Beogradit, ku dhjetëra shtetas shqiptarë që udhëtonin me linjën “Air Serbia” janë përballur me një trajtim çnjerëzor nga autoritetet serbe.

    Denoncimi është bërë publik këtë mëngjes nga gazetari Blendi Fevziu, i cili ndau përmes rrjeteve sociale dëshminë e një pasagjeri shqiptar, i identifikuar si Orlando, që ndodhej në fluturimin nga Beogradi drejt Shqipërisë.

    Sipas dëshmisë së tij, pasagjerët shqiptarë janë mbajtur për më shumë se një orë e 20 minuta të mbyllur në një autobus, pa kondicioner, pa ndriçim dhe me mungesë të ajrit të freskët. Në pamjet filmike të shpërndara në rrjet, dëgjohen fëmijë duke qarë, ndërsa qytetarët kërkojnë llogari nga forcat e policisë serbe, të cilat qëndronin përpara autobusit pa ndërmarrë asnjë veprim për të zgjidhur situatën.

    “Kjo nuk është normale. A jeni në rregull? Ka fëmijë këtu!”, dëgjohet të thotë një prej udhëtareve, teksa tensioni rritej mes të pranishmëve.

    Situata, sipas dëshmive, është përkeqësuar edhe më tej pasi pasagjerët janë futur në avionin e “Air Serbia”, ku përballja me temperaturat e larta dhe mungesën e ajrit të pastër ka vazhduar.

    Një grua që ndodhej në mesin e udhëtarëve ka treguar se në kulmin e panikut, vajza e saj 13-vjeçare ka marrë një pajisje emergjence dhe ka thyer një nga xhamat e autobusit për të krijuar hapësirë për frymëmarrje.

    “Njerëzit po mbyteshin, fëmijët qanin, ishte një skenë e tmerrshme dhe krejtësisht çnjerëzore. Policia serbe qëndronte përballë dhe na shihte pa bërë asgjë. Vetëm pasi u thye xhami, morëm pak ajër,” – tregoi ajo.

    Ky incident ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjet dhe pritet të ngrejë shqetësime diplomatike për trajtimin e udhëtarëve shqiptarë nga autoritetet serbe. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga “Air Serbia” apo nga autoritetet në Beograd.

    Aeroportin e Beogradit Air Serbia Fevziu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sot zgjedhjet në 5 bashki/ Rama u bën thirrje qytetarëve: Votoni

    November 9, 2025

    Mos harroni çadrat, priten reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

    November 9, 2025

    Çmenduri nga Spanja/ Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

    November 8, 2025

    Viti 2025, më i errëti për ushtrinë ruse, 65 mijë ushtarë të vrarë në nëntë muaj

    November 8, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.