Site icon Informohu siç duhet

S’ka të ndalur aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama publikon pamje të reja nga Tirana: Ecim!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video nga operacioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, pjesë e aksionit që vijon prej disa javësh në kryeqytet.

“Ecim”, shkruan Rama në postimin e tij, ku shfaqet momenti i ndërhyrjes për heqjen e një strukture të një biznesi privat, e cila kishte zaptuar një sipërfaqe publike.

Kreu i qeverisë ka përsëritur thirrjen për bashkëpunim ndaj subjekteve që kanë zënë hapësira në mënyrë të paligjshme, ndërsa aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim në zona të ndryshme të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Radar.al

Exit mobile version