Një situatë e tensionuar dhe shumë e nxehtë mbrëmjen e të dielës në Big Brother Vip Albania. Valbona Mhilli ka shpërthyer ndaj Gerta Gixharit, duke e akuzuar për sjellje të pamoralshme.
“O femër e pamoralshme! Ti që dehesh rrugëve nëpër klubet e Tiranës. Në të njëjtin klub kemi qenë kur ti je dehur atje dhe më ke thënë në orën 4 të mëngjesit: ‘Hajde, ikim në një klub tjetër’. Ti, e martuar, duke flirtuar me të tjerët e na shet moral këtu brenda. Të kam thënë do të ruaj, por nuk të ruaj më!”, – ka thënë Valbona.
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë së BBVA, ndërsa mbetet për t’u parë si do të vijojë situata mes dy banoreve.
Gerta është përlotur dhe nga debati e kanë larguar Rozana dhe Laerti.

