Zjarri në pyllin me pisha në Darëzezë ka shpërthyer sërish, duke vënë në alarm autoritetet vendore. Pavarësisht përpjekjeve intensive të zjarrfikësve që ditën e djeshme e vunë nën kontroll pas orësh të tëra përballjeje me flakët, sot situata është përkeqësuar ndjeshëm.
Era e fortë që ka përfshirë zonën po favorizon përhapjen e flakëve, duke bërë të pamundur ndërhyrjen efektive nga toka. Për këtë arsye, është kërkuar ndërhyrje nga ajri, pasi rrezikohet përhapja e zjarrit në një sipërfaqe edhe më të madhe të pyllit me pisha.
Autoritetet kanë ngritur alarmin për nevojën e menaxhimit urgjent të situatës për të shmangur dëmet e mëdha në mjedis dhe në zonat përreth.


