Ndërsa zjarret vazhdojnë të përpijnë zona të tëra, veçanërisht në Delvinë dhe në fshatin Nartë të Gramshit, Ministria e Shëndetësisë ka ngritur mekanizmin e emergjencës për të mobilizuar të gjitha strukturat shëndetësore dhe logjistike në terren.
Në një njoftim zyrtar nga ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, thuhet se OSHKSH, QKUM, QSUNT, SUT dhe të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të pandërprerë për të përballuar situatën, duke ofruar mbështetje operative për ekipet e përfshira në këtë emergjencë.
Bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe mbrojtjen civile është intensifikuar, me qëllim evakuimin dhe trajtimin e banorëve të prekur.
Sipas Ministrisë, garantimi i shërbimit shëndetësor pa ndërprerje dhe ndihma e menjëhershme për çdo qytetar në nevojë mbeten prioritet absolut.
Njoftimi i ministres Koçiu:
Radar.al


