Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur bilancin e zjarreve në vend për datën 20 gusht. Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC), nga ora 09:00 deri në 20:00 janë raportuar 12 vatra zjarri në disa zona të Shqipërisë.
Nga këto, 6 vatra janë shuar plotësisht, 4 po mbahen nën monitorim dhe 2 të tjera vijojnë aktive.
Vatra të shuara:
Rrogozhinë (Lagjja nr. 1)
Ahmataj dhe Llugaj, Tropojë
Sohodoll, Dibër
Lagjja nr. 3, Vlorë
Durisht, Petrelë (Tiranë)
Vatra aktive:
Fshati Xeth, Fushë-Arrëz: pothuajse e izoluar, vetëm riaktivizime të vogla brenda perimetrit.
Zona Damjan, Fortuzaj dhe Isufaj, Tiranë: flakët janë minimizuar dhe mbahen në kontroll nga zjarrfikësit, policia dhe forcat bashkiake.
Vatra të tjera nën monitorim ose të reaktivizuara:
Një vatër e re pranë tunelit të Krrabës, Tiranë.
Parku Natyror Gërmenj, Leskovik, ku flakët janë shuar por po monitorohen për riaktivizime.
Fushë-Krujë, pranë Fabrikës së Çimentos, ku zjarri u izolua dhe tani mbahet nën vëzhgim.
Lapardha, Vlorë, ku është riaktivizuar një vatër në një sipërfaqe me shkurre dhe vijon të jetë aktive pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve.
Forcat zjarrfikëse, policia dhe strukturat bashkiake mbeten në terren për të kontrolluar situatën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.


