Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 milionë dollarë për prodhimin e xhamit special

    Superjahti i ambasadorit miliarder amerikan u ankorua në Venecia, banorët dalin në protesta: Qyteti nuk është për oligarkët

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Sistemi i ri “Hyrje-Dalje” hyn në fuqi sot në BE, çfarë ndryshon për qytetarët jashtë Bashkimit Europian

    October 12, 2025

    Nga sot, në të gjitha aeroportet e vendeve të Bashkimit Europian nis zbatimi gradual i sistemit të ri të “Hyrje-Daljes” (Entry/Exit System – EES), që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportave me regjistrim elektronik dhe identifikim biometrik. Funksionimi i plotë i sistemit pritet të përfundojë në prill 2026.

    Sistemi do të përfshijë qytetarët e 29 vendeve të treta (jashtë BE-së dhe zonës Schengen) që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në territorin europian. Ai do të regjistrojë automatikisht çdo hyrje dhe dalje, duke mbajtur të dhëna si gjurmët e gishtërinjve, njohjen e fytyrës, emrin, datën dhe vendin e hyrjes e daljes.

    Qëllimi kryesor është shkurtimi i radhëve në kufij dhe rritja e sigurisë kufitare, pasi procesi manual i vulosjes së pasaportës do të zëvendësohet nga kontrolli digjital.

    Sistemi do të llogarisë në mënyrë automatike sa ditë keni qëndruar në zonën Schengen dhe sa ditë ju mbeten nga kuota 90-ditore e qëndrimit të lejuar brenda çdo periudhe 180-ditore.

    Të dhënat biometrike do të ruhen për 3 vjet, ndërsa në rastet kur tejkalohen afatet e qëndrimit, për 5 vjet, përpara se të fshihen automatikisht. Nga marrja e gjurmëve të gishtërinjve përjashtohen fëmijët nën 12 vjeç.

    Ky sistem është pjesë e strategjisë së BE-së për përmirësimin e menaxhimit të kufijve dhe flukseve migratore. Vetëm për fazën e projektimit janë investuar 142 milionë euro, ndërsa konsorciumi fitues përfshin kompanitë IBM (SHBA), Leonardo (Itali) dhe Atos (Francë).

    BE Hyrje-Dalje Schengen
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 milionë dollarë për prodhimin e xhamit special

    July 18, 2026

    Superjahti i ambasadorit miliarder amerikan u ankorua në Venecia, banorët dalin në protesta: Qyteti nuk është për oligarkët

    July 18, 2026

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    July 18, 2026

    Botërori 2026/ Rekordet e argjentinasit, Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.