Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Intervista më relaksuese e karrierës si trajner, De la Fuente: Kundër Argjentinës ishte ndeshja e jetës

    Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull dy vite më parë, prokuroria kërkon 30 vite burgim për Thoma Mastorën

    “Ti pa mua nuk bën”, studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Siria mban zgjedhjet e para prej rënies së Assadit

    October 5, 2025

    Siria do t’i mbajë zgjedhjet e para parlamentare të dielën, prej rënies së regjimit të Bashar al-Assadit. Në këtë proces nuk do të ketë votë direkte për Asamblenë e Popullit, e cila do të jetë përgjegjëse për legjislacionin gjatë periudhës tranzitore.

    Të ashtuquajturat “kolegje zgjedhore” do t’i zgjedhin përfaqësuesit për dy të tretat e 210 ulëseve. Presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa do ta përzgjedhë pjesën tjetër. Ish-presidenti Assad është rrëzuar nga pushteti nga forcat e Sharaas 10 muaj më parë, pas 13 vjetësh luftë civile.

    Autoritetet kanë thënë se i kanë shtyrë zgjedhjet për arsye të sigurisë në dy provinca të kontrolluara nga kurdët, dhe një tjetër provincë në të cilën ka pasur luftime të përgjakshme mes forcave qeveritare dhe militantëve druzë.

    Në një fjalim të mbajtur javën e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – i pari prej një presidenti sirian në 60 vjetët e fundit – Sharaa ka premtuar se do të ketë drejtësi për çdo konflikt të përgjakshëm, si dhe për ata që kanë kryer mizori nën regjimin e Assadit. Ai është zotuar që Siria është “duke rindërtuar veten përmes një shteti të ri, po ndërton institucione dhe ligje që garantojnë të drejtat e të gjithëve, pa asnjë përjashtim”.

    Zgjedhjet e së dielës do të mbikëqyren nga një komitet i lartë prej 11 anëtarësh, i cili është zgjedhur nga presidenti në muajin qershor. Numri i ulëseve, që do të ndahet për 60 distrikte, bazohet në të dhënat e regjistrimit të vitit 2010 – një vit para se shteti të përfshihej në luftën civile, e cila ka lënë të vrarë më shumë se 600.000 njerëz dhe i ka zhvendosur 12 milionë të tjerë./REL

    Assadi siria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Intervista më relaksuese e karrierës si trajner, De la Fuente: Kundër Argjentinës ishte ndeshja e jetës

    July 24, 2026

    Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull dy vite më parë, prokuroria kërkon 30 vite burgim për Thoma Mastorën

    July 24, 2026

    “Ti pa mua nuk bën”, studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit

    July 24, 2026

    Aksident tragjik në aksin Peqin-Elbasan/ U përplas nga furgoni, humb jetën një këmbësor

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.