Site icon Informohu siç duhet

Single apo në një lidhje? Elsa Lila: Jam e dashuruar me… (VIDEO)

Elsa Lila

TIRANË– Artisjtja e mirënjohur shqiptare, Elsa Lila ka qenë e ftuar ditën e djeshme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel.

Gjatë intervistës Elsa ka folur për shumë aspekte të jetës, duke u pyetur nga Bieta edhe për jetën e saj private, nëse është në një lidhje dashurie apo single.

Por këngëtarja ka rrëfyer që është e dashuruar me jetën, pasi brenda saj ka gjithëçka, duke treguar që momentalisht është single.

PJESË NGA INTERVISTA:

Cili është motivi që të ka dhënë më shumë forcë për të ecur përpara?

Elsa Lila: Meraku dhe forca ime më e madhe ka qenë vajza ime. Jam një person i brishtë nga brenda, por jeta më ka mësuar të ndërtoj një mburojë të fortë nga jashtë.

Nëse do falenderoje diçka për forcën tënde, çfarë do ishte?

Elsa Lila: Lotin. Falë lotëve, ne kuptojmë çfarë është lumturia.

Dashuria jote më e madhe është…?

Elsa Lila: Jeta! Sepse brenda saj gjendet gjithçka. Unë dashuroj jetën.

Si ndihesh kur kthehesh në Shqipëri?

Elsa Lila: Më mbush me mall për tokën time.

Si u ndjeve kur pe disa nga komentet negative për ty?

Elsa Lila: Ishte e vështirë kur lexova komente të tilla, por i fal mëshirë atyre që shkruajnë pa u ndalur të kuptojnë të vërtetën.

A do e riktheje një dashuri të humbur?

Elsa Lila: Jo! Kur një ndjenjë ka përfunduar, është më mirë të mbetet aty.

A je single apo në çift?

Elsa Lila: Single!

Exit mobile version