Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Guvernatori Newsom: Trumpi zhvillon një fushatë kundër meje

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Silvinjo ka pikëpyetje te Kombëtarja, sulmuesi që ishte në formë shqetëson kuqezinjtë

    September 8, 2025

    TIRANË– Kombëtarja ka vijuar me përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Letonisë, e planifikuar që të luhet nesër në orën 20:45. Prej ditësh, kuqezinjtë po stërviten në Tiranë, teksa pasditen e djeshme është zhvilluar seanca e radhës stërvitore ku për Silvinjon, ka pasur më në fund lajme të mira, pasi në pjesën e parë të stërvitjes, me grupin u stërvit edhe Myrto Uzuni i cili ditën e djeshme ishte lënë pushim për shkak të një problemi në kofshë.

    DILEMAT- Silvinjo do të shohë më me detaje gjendjen fizike të 3 futbollistëve, të cilët ishin të fashuar në stërvitjen e djeshme. Uzuni ishte ai i cili kishte një fasho më të madhe në pjesën e kofshës, teksa fashim në gju kishin edhe Adrion Pajaziti dhe mbrojtësi Arlind Ajeti. Megjithatë, të dy futbollistët e nisën përgatitjen të bashkuar me grupin. Pjesa tjetër e grupit, ashtu si edhe në ndeshjet e shkuara nuk ka pasur probleme dhe ka qenë e plotë.

    PËRGATITJET- Skuadra nisi stërvitjen në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 17:00, teksa të parët që dolën në fushë ishin trajneri Ilir Bozhiqi, i shoqëruar nga portierët, Strakosha, Simoni dhe Dajsinani. Më pas, stafi teknik i Kombëtares zbriti në fushë duke pritur skuadrën për rreth 10-15 minuta dhe me të mbërritur skuadra, Silvinjo i mblodhi për një fjalim të shpejtë, që nuk zgjati më shumë se 5 minuta. Atmosfera në grup duket pozitive dhe fitorja e fundit, pavarësisht lojës së dobët që u zhvillua, duket se nuk ka sjellë alarm te kuqezinjtë, të cilët betejën e vërtetë, e kanë në mbrëmjen e 9 shtatorit kundër Letonisë.

    STËRVITJA E FUNDIT- Skuadra kuqezi do të zhvillojë pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në kryeqytet, ku Silvinjo do të japë edhe detyrat e fundit para ndeshjes ndaj Letonisë. Ditën e sotme, Silvinjo do të ketë edhe një pasqyrë më të qartë në lidhje me gjendjen fizike të lojtarëve si edhe për të vendosur se kush do të jetë 11-shja që do të nisë takimin nga minuta e parë. Para stërvitjes, trajneri Silvinjo dhe kapiteni Berat Gjimshiti do të jenë edhe në konferencën e shtypit para ndeshjes./PanoramaSport

    Kombetarja Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Guvernatori Newsom: Trumpi zhvillon një fushatë kundër meje

    June 18, 2026

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    June 18, 2026

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    June 18, 2026

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.