Site icon Informohu siç duhet

Silvinjo e përmendi për Kombëtaren shqiptare, lojtari nga Argjentina vendos të ndryshojë fanellën

Silvinjo e përmendi për Kombëtaren shqiptare, lojtari nga Argjentina vendos të ndryshojë fanellën

TIRANË– Tomas Guidara është një nga emrat e përmendur nga trajneri Silvinjo për Kombëtaren, ndërsa edhe Kristian Panuçi e shikonte më parë si mundësi. 29-vjeçari nga Argjentina ka ndryshuar së fundmi skuadër duke firmosur për Lanus.

Pas eksperiencës me Hurakan, sërish mbetet në elitën argjentinase. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka firmosur kontratë të vlefshme deri në fundin e vitit 2028. Me origjinë arbëreshe, por që ka luajtur vetëm në Argjentinë, Guidara asnjëherë nuk është ftuar nga Shqipëria. Dhe pse emri i tij është përmendur disa herë, sërish karriera e tij është fokusuar vetëm në vendlindje./PanoramaSport

Exit mobile version