Tetori ishte një muaji i hidhur për trajnerin e komëbtares U-21, Alban Bushin.
Kujtojmë se nga fundi i këtij muaj Bushi u përball me lajmin që i copëtoi zemrën: aksidenti tragjik i mori jetën prindërve të tij.
Ali dhe Bukurije Bushi, prindërit e trajnerit po udhëtonin me mjetin e tyre kur u përplasën nga një furgon në rrugën “Egnatia” në aksin Veria-Selanik.
Në lidhje me këtë situatë, trajneri ka folur më tej në një intervistë për “Rudina”rrëfen për herë të parë ngjarjet para dhe pas aksidentit.
Me zemër të thyer e plot emocione, Bushi e kujton babain si një gjumash i cili preferonte orët e vona të natës.
Mirëpo ishte pikërisht “ky dembelizëm” i babait të Albanit që solli fundin tragjik për të dhe gruan e tij.
Alban Bushi: Ata donin të iknin të dielën në mëngjes, por babi flinte një çikë, ishte një çikë gjumash ai, flinte gjumë më shumë sesa duhej ndonjëherë ngaqë rrinte të shtunave duke parë sport e filma. Mami u çua të dielën për të ikur, i thoshte “hajde se u bëra gati”, ai i thoshte “të fle edhe pak, të fle edhe pak” dhe s’ikën të dielën. I tha mami “s’jam duke të pritur, ikim nesër”. Ikën të hënën dhe ndodhi pastaj ajo. Unë isha jashtë shtetit në fakt, nuk e dija, vëllai i merrte në telefon, ata nuk e hapnin. Vëllai tha “kanë arritur në hotel’, i mori në fakt 5 minuta para aksidentit dhe i kishin thënë që “duam edhe gjysmë ore të arrijmë”. S’i mori më, i mori pasdite nuk e hapën, i mori në darkë, nuk e hapën dhe vëllai pastaj mendoi që “mos janë në gjumë e t’i marr të nesërmen”. S’po e hapnin edhe të nesërmen. Unë erdha, isha në Gjermani besoj, erdha nga dreka dhe më thotë vëllai “ore s’ma kanë hapur telefonin”. Ça thua i thashë unë, si ka mundësi? Kur i mori përsëri vëllai, e hapi një grek. Tha që i kishte thënë “servis, makinë” dhe vëllai s’e kupton greqishten. E mora unë se flas greqisht ngaqë kam luajtur atje, i thashë si është situata, çfarë ka ndodhur? Më tha mua “kështu-kështu, s’jetojnë më, janë përplasur që dje”. I thashë që dje? Po pse s’keni lajmëruar se 24 orë duhet të lajmërojnë. Nejse, nuk na dha shumë shpjegime, thjesht morëm makinën dhe u nisëm për atje. Kur arritëm, ata kishin qenë duke ecur në rrugën e vet, me 80-90 në orë kishin qenë, kishte ardhur një ‘Mercedes’ shumë i madh, i mbushur me sallamëra, mishra dhe i kishte gjuajtur nga mbrapa fort dhe i kishte lënë të dy në vend. Ikën një çikë çuditshëm se ikën shpejt.
Ndërsa më tej mes lotësh, Bushi u shpreh se akoma nuk e beson humbjen e tyre.
Alban Bushi: Tani bëhet akoma më e pabesueshme, kur kalojnë ditët dhe muajt bëhet e pabesueshme se ke shumë mall për prindërit. Ndonjëherë thua që bëhem pishman që s’hëngra edhe një drekë me ata ose kur më kanë thënë hajde për drekë dhe nuk shkoja, janë ca gjëra që me prindërit duhet të jesh i kujdesshëm shumë. Kur ikin, e kupton dashurinë e tyre të madhe.