Site icon Informohu siç duhet

Si u v*a djali i ish-gjyqtarit, ishte në lokal me efektivë policie. Miqtë pas ngjarjes e futën në makinë dhe…

Klaudio Prendi është i riu që u ekzekutua me armë zjarri pak pas mesnatës së të hënës në zonën e njohur si “Porcelani” në Tiranë.

Burimet thanë se ai kishte qenë në shoqërinë e tre miqve të tij, mes të cilëve dhe disa punonjës policie, në një lokal, para se të qëllohej nga persona të paidentifikuar.

Ka dalë prej lokalit në orën 12 e 36 minuta pas mesnate dhe sapo ka hipur në makinën e tij, parkuar para lokalit, në një stacion autobusi në rrugën kryesore, është qëlluar 7 herë me pistoletë me silenciator.

Kanë qenë miqtë e tij të cilët e kanë dërguar në Spital, me makinën e vetë viktimës, një Mercedes G Class.

Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e një sërë kamerash të sigurisë me qëllim identifikimin e autorëve, ndërsa në pyetje janë marrë disa persona.

 

Exit mobile version