Site icon Informohu siç duhet

Si të ulni rrezikun e kancerit të gjirit me këtë superushqim, duhet ta dini patjetër

Egjiptianet e lashte besonin se konsumi i kerpudhave sillte jete te gjate. Sot, studjuesit kane arritur te konfirmojne kete besim. Nje grup shkencetaresh te Universitetit te Australise Perendimore, ngriten nje kerkim ne mbi 2000 gra kineze, gjysma e te cilave vuante nga kanceri i gjirit.

Nga analizimi i te dhenave te mbledhura, grate qe konsumonin vetem 10gr kerpudha te freskta cdo dite, kishin 64% me pak rrezik te prekeshin nga kanceri i gjirit.

Kerpudhat mendohet te mbrojne kunder kancerit te gjirit dhe llojeve te tjere te varur nga hormone, duke penguar enzimen “aromatase” e cila prodhon estrogjen. Kerpudhat jane nje nga ushqimet e rralla qe e pengojne kete enzime, nje tjeter eshte shega. Dhe disa varietete fare lehte te gjindshme, si kerpudhat e bardha shampinjon apo portobelo, kane nje efekt anti – aromatase te forte, shkruan Blerina Bombaj.

Por, kerpudhat kane nje efekt mbrojtes pertej kancerit te lidhur me hormone. Kerpudhat permbajne lektina te specializuara, te cilat jane gjetur te parandalojne rritjen dhe shumimin e qelizave kanceroze.

Ushqime te tjera qe luftojne kancerin e gjirit

Sheget, per te njejten veprimtari si kerpudhat.
Lakra dhe lulelakra – vendet qe i konsumojne me shume kane me pak prekje nga kjo semundje
Caji jeshil – efekti mbrojtes varet shume nga gene te caktuara
Farat e linit: 25gr ne dite rezultuan ne efekte pozitive, por te tjera studime nevojiten per ta perforcuar.
Buka e thekres: me sa duket bashkeveprimi midis fibrave, vitaminave, lignaneve dhe acidit fitik, e bejne buken e thekres unike ne mbrojtjen kunder kesaj semundje.
Thjerrzat dhe fasulet, arrat, boronicat, spinaqi, vezet dhe salmoni, rezultojne aleate te cmuar te shendetit te gruas per sa i takon kancerit te gjirit.

Exit mobile version