Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Digjitalizimi i shërbimeve publike/ Këshilli i Investimeve: Transformimi digjital i shërbimeve mbetet kompleks

    “Eja, eja, luleborë”/ Ivanka Trump publikon pamjet nga Vlora teksa i shoqëron me këngë shqip

    DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Si të shtyhen Kosova dhe Serbia drejt normalizimit?

    April 4, 2025

    “Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm [për dialogun, Peter Sorensen] në ditët në vijim”.

    Kështu deklaroi për Radion Evropa e Lirë (REL) përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, teksa tha se BE-ja është e interesuar të shohë përparim drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Por, për Donika Eminin, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BIEPAG), ndonëse kjo deklaratë, siç shprehet ajo, mund të duket si “diçka pompoze e inovative, fatkeqësisht nuk është”.

    Ajo thotë për REL-in se, nga vizita në Prishtinë e emisarit të BE-së për dialogun, dhe nga bisedat që ka zhvilluar në Bruksel, ka fituar përshtypjen se në bllokun evropian “tendencat janë që dialogu të kthehet sërish në nivel teknik, sepse BE-ja ende e konsideron dialogun teknik 2011-2013 si pjesën më të rëndësishme dhe më të suksesshme” të procesit.

    Objektivi i dialogut

    Megjithatë, sipas Eminit, nuk mund të jetë objektiv i ndërmjetësimit të BE-së normalizimi i raporteve mes dy vendeve, pa pasur qartësi se çfarë realisht nënkupton ai, sa do të zgjasë procesi dhe si do të përfundojë.

    Emini vlerëson se BE-ja duhet ta përmbyllë procesin e dialogut me një marrëveshje që ka përmbajtje të qartë, e jo ta quajë veten vetëm lehtësuese të procesit dhe të thotë se sheh edhe instrumente të tjera përveç dialogut, për të arritur normalizimin.

    “Përndryshe, vazhdojmë kështu në mënyrë teknike, njerëzit në BE paguhen të punojnë me ne, ndërsa ne e luajmë derën në rajon dhe i shtyjmë edhe pesë apo dhjetë vjet kështu, derisa të bëhet diçka më e madhe ose të ketë ndërhyrje nga aktorë jashtë BE-së”.

    Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin, pohon se qëllimi përfundimtar, që, sipas tij, është një marrëveshje ligjërisht e obligueshme për një normalizim gjithëpërfshirës, “është harruar” përgjatë procesit, i cili ka nisur më 2011 – fillimisht në nivel teknik, e më pas në atë politik.

    Ai thotë për REL-in se nga deklarata e Kallasit kuptoi se në BE janë drejt përfundimit të rivlerësimit të politikës sa i përket procesit negociues të lehtësuar nga blloku, për të kuptuar se “çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo në dialog deri më tani”.

    Një qasje e re ndaj procesit

    Vogel vlerëson se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë të BE-së.

    Ai konsideron se, fillimisht, duhet të shihet ajo që ka ndodhur në dialog, si dhe qasja që BE-ja ka pasur, e cila, sipas tij, ka qenë “e anuar në favor të Serbisë”.

    Ndonëse procesi ka prodhuar dy marrëveshje të mëdha – atë të Brukselit më 2013, dhe atë të Ohrit më 2023 – Vogel thotë se Kosova nuk e ka zbatuar marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por edhe Serbia, “me tolerimin” e BE-së, nuk ka zbatuar asnjë zotim dhe ka zhvilluar fushatë kundër njohjeve të reja dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Sipas Vogelit, shefja e re e diplomacisë e BE-së nuk duhet ta lërë “të pandëshkuar” Serbinë për shkak të mospërshtatjes së politikës së jashtme me atë të bllokut. Ai konsideron se ngecja në dialog ka ndodhur pasi BE-ja e ka trajtuar procesin si të ndarë nga politika e tij e jashtme.

    Edhe Emini mendon se Brukseli duhet ta ndryshojë qasjen në dialog. Sipas saj, vetëm “presioni ndaj Kosovës” – e cila është nën masa ndëshkuese nga BE-ja – nuk mjafton që dialogu të ketë sukses, pasi problemi, për të, qëndron te presidenti Aleksandar Vuçiq në Serbi.

    Zyrtarët në Kosovë shpesh janë ankuar për një qasje të pabalancuar në dialog, kur lehtësues të tij ishin Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak – figura nga dy shtete brenda bllokut që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Për Vogelin, nuk ka kuptim që dialogu të rinisë me qasje të njëjtë gjatë mandatit të Kallasit, dhe as nëse Serbia vazhdon të thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën.

    Ai vlerëson se procesi duhet të riformatohet dhe t’i kthehet objektivit origjinal: të jetë i përqendruar plotësisht në arritjen e një marrëveshjeje finale, e jo të përdoret për menaxhim të krizave.

    Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve./REL

    Pak orë para rikthimit në TV, Arbana ndan fotot me njerëzit e zemrës: Mëngjes i ëmbël

    Kaja Kallas Kosova dhe Serbia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Digjitalizimi i shërbimeve publike/ Këshilli i Investimeve: Transformimi digjital i shërbimeve mbetet kompleks

    January 23, 2026

    “Eja, eja, luleborë”/ Ivanka Trump publikon pamjet nga Vlora teksa i shoqëron me këngë shqip

    January 23, 2026

    DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin

    January 23, 2026

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    January 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 22 Janar 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 21 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.