Site icon Informohu siç duhet

Si të largoni mizat pa kimikate? Truku që funksionon natyralisht dhe mund ta bëni të gjithë

Nëse dëshironi të mbani larg mizat këtë verë pa përdorur spërkatës kimikë, zgjidhja mund të jetë shumë pranë – në dollapin e kuzhinës suaj. Sipas AS.com, gjethet e dafinës janë një nga mënyrat më të thjeshta dhe efektive për të penguar këto insekte të hyjnë në shtëpi.

Si funksionon?
Vendosni gjethe dafine në pika strategjike si pranë dritareve, dyerve apo në dollapët e kuzhinës. Për një efekt më të fortë, mund t’i shtypni gjethet e thata ose t’i zieni në ujë dhe lëngun ta përdorni si spërkatës në zonat më problematike.

Sekreti qëndron te vajrat esencialë të dafinës – si eukaliptoli, cineole dhe eugenol – të cilët lëshojnë një aromë të fortë që është e këndshme për njerëzit, por tepër shqetësuese për mizat dhe buburrecat.

Ky është një parandalues natyral, i sigurt dhe i padëmshëm, që po bëhet gjithnjë e më popullor si alternativë ndaj kimikateve industriale. Kushti i vetëm: përdorni gjethe të freskëta ose të thata që ende ruajnë aromën e tyre të fortë.

Exit mobile version