Një ngjarje e pazakontë është zbuluar në Tiranë, pasi Olsi Bibollari, 38-vjeçar, u arrestua nga policia për vjedhjen e 15 mijë eurove në një banesë në zonën e “Komunës së Parisit”. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është se viktima e vjedhjes është Eqerem Hasani, shefi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT, i cili vetë i kishte dhënë edhe 50 mijë euro autorit të dyshuar vetëm një javë më parë.
Hasani i ka dhënë 50 mijë euro borxh Bibollarit, procedurë që është mbyllur me dokumentacion në noteri. Ajo që ngjalli kuriozitetin e publikut është se si një mjek i QSUT mund të ketë kaq shumë para në dorë. Origjina e shumës prej 65 mijë eurosh, që përfshin edhe paratë e huazuara dhe të vjedhura, mbetet një pyetje e hapur.
Si ka mundësi që një mjek të zotërojë kaq shumë para? A ka pasur Eqerem Hasani ndonjë burim tjetër të ardhurash që nuk lidhet me profesionin e tij? A mund të ketë ndonjë aktivitet tjetër financiar që i mundëson doktorit një shumë të tillë të konsiderueshme?
Për momentin, këto pyetje mbeten të pasqaruara.