Adriatik Lapaj, lideri i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka reaguar me tone të forta pas sigurimit të një mandati të vetëm në Kuvend, ndërkohë që numërimi i votave është drejt fundit.
Në një postim në Facebook, ai e cilëson këtë mandat si “më i votuari i historisë së tranzicionit shqiptar”, duke e parë si një provë flagrante të padrejtësisë që sipas tij prodhon sistemi elektoral.
“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar”, shkruan Lapaj.
Ai i dërgon një mesazh të drejtpërdrejtë deputetëve të rinj që do të ulen në Kuvend, duke paralajmëruar një prani që nuk do kalojë pa u ndjerë:
“Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten”, thekson ai, me gjuhë të ashpër dhe sfiduese.



