Xhemi Shehu e cila do jetë moderatorja e e Fiks Fare bashkë me Jul Dedën nga 2 shtatori, ka treguar sot se si e mori ftesën për të qenë në audicione.
Xhemi: Kur fitova audicionin kuptova se në çfarë valle kam hyrë. (qesh) Kur mora telefonatën isha në makinë dhe nuk e prisja që do më thërrisnin për audicion me Jul Dedën. U gëzova, nuk e prisja që do më vinte një ofertë për moderimin e “Fiks Fare”. U ndieva shumë e vlerësuar. Nuk shkova në audicion me idenë që do fitoj. Duhet të përçosh mesazhin, të bësh batuta, por duhet qenë serioz në fund.
Juli: Ti nuk e prisje madje që do ishe në moderim me dikë me flokë (qesh)

