Site icon Informohu siç duhet

Si e la Heidi Baçi jashtë ekranit Ilnisa Agollin, ja çfarë ka ndodhur

U konfirmua se Heidi Baçi do të jetë në ekran sezonin e ardhshëm si moderatore e “Goca dhe gra”,  ndërsa Bora Zemani do të ketë një program të ri game-show, “Piramida”, Kiara Tito dhe Nevina Shtylla në “Portokalli”.

Një surprizë e vërtet është padyshim debutimi i Heidit në një ekran. “Goca dhe gra” do të vijë i transformuar këtë sezon, duke sjellë disa ndryshime në format. Kujtojmë se pak kohë më parë, u përfol se do të ishte Ilnisa ajo që do të drejtonte këtë emision. Por si përfundim, ia ka dalë që të jetë Heidi ajo që do të shndërrohet në mikpritësen e formatit. Nga ana tjetër Ilnisa Agolli, e cila ka treguar më herët ambiciet për të qenë në televizion, ndërsa herë pas here ka folur edhe për projekte në TV, pa ndarë detaje.

Së fundmi, Ilnisa ka postuar një foto në Instastory, duke treguar se mund të vijë me një projekt në sezonin e ri. Zërat thoshin se Ilnisa mund të ishte pjesë e emisionit “Goca dhe gra”.

Dyshimet i ka shtuar edhe më shumë vetë Ilnisa, përmes një fotoje të postuar së fundmi në Instastory. Një tjetër emër që përflitet tek “Goca dhe gra” është edhe Ina Kollçaku. Pas eksperiencës së saj si opinioniste në “Big Brother Club”, Ina tashmë ka kërkuar një format ku të ketë kohë më shumë në dispozicion.

Exit mobile version