Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lavrov sinjalizon dialog me SHBA-të për Ballkanin, Kurti paralajmëron rrezik nga ndikimi rus përmes Serbisë

    Nëndeklarimi i pagave/ Tatimorët kontrolle në 9 agjenci imobiliare, evidentohen shkelje të rënda

    Renditja FIFA e janarit/ Shqipëria mbetet e 63-ta, Kosova ngjitet në vendin e 79-të

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Si do të ndryshojë tregu Call Center në 2025?

    January 19, 2025
    Si do të ndryshojë tregu Call Center në 2025?

    TIRANË- Gjatë 2025, tregu i operatorëve call center pritet të zgjerohet me hyrje të reja të kompanive. Lorenc Goga, njohës i sektorit call center, parashikon se në vend do të vijojnë të vijnë kompani italiane të reja call center, pasi është krijuar një fuqi punëtore profesionale italishtfolëse.

    “Pavarësisht se numri i të rinjve që flasin dhe zotërojnë gjuhën italiane është ulur ndjeshëm krahasuar me numrin e lartë të të rinjve të brezit të viteve ’90 që flisnin shumë mirë italisht, në vend është krijuar një klasë e punëtorëve profesionistë të gjuhës italiane.

    Duke qenë se shërbimi call center dhe gjuhë italiane është një binom i pandarë, gjetja e këtyre punonjësve në Shqipëri vijon të tërheqë kompanitë italiane për investime.

    Pra nuk është më kostoja më e lirë e krahut të punës që tërheq për investime në sektorin call center, por konkurrueshmëria me aftësitë profesionale të punonjësve”.

    Por sektori prej vitesh vuan mungesën e fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit të të rinjve. Lorenc Goga tha se kjo problematikë do të vijojë edhe gjatë 2025, dhe për këtë është e nevojshme të rriten trajnimet e kompanive për aftësimin e punonjësve me gjuhën italiane.

    Në 2024, në treg ka pasur edhe dalje të kompanive të mëdha, siç është operatori italian i shërbimit call center Facile.it.

    Drejtues të kompanive kryesore call center në vend kanë parashikuar më herët se tkurrja e numrit të kompanive do të vijojë nëse operatorët nuk diversifikojnë aktivitetin e tyre, përtej qendrës së shërbimeve telefonike, në përputhje me zhvillimet e tregut.

    Lorenc Goga, njohës i sektorit, thotë se diversifikimi nuk do të arrinte të zgjidhte çështjen e mungesës së fuqisë punëtore, ndërsa taksat e larta për tatimin mbi të ardhurat e punonjësve kundrejt tatimit zero që kanë profesionistët e lirë, e bëjnë të pamundur shndërrimin e shërbimit call center me teknologjinë e informacionit.

    Në sektorin call center, nga viti në vit rezulton se ka pasur rënie të numrit të kompanive dhe të punësuarve. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), për muajt janar-nëntor 2023 në call center rezultonin të punësuar 9,837 punonjës.

    Krahasuar me totalin e 2022, numri i tyre ra me 14%. Në raport me 2015, që vlerësohet si kulmi i shkëlqimit të epokës së call center (gjithsej në sektor operonin 848 kompani, më i lartë për vitet 2011-2023 me 25,000 të punësuar), numri i të punësuarve u pakësua 60%.

    Pas 10 vitesh operim, një ndër kompanitë më të mëdha italiane të shërbimit call center Facile.it ka marrë vendimin për mbylljen e filialit të saj në Shqipëri.

    Burime nga tregu call center konfirmojnë për Monitor se kompania do të mbajë të hapur aktivitetin operacional në Shqipëri deri në fund të muajit dhjetor 2024, teksa ka nisur procedurat e plotësimit të dokumentacionit të mbylljes për filialin në vend.

    Vështirësitë financiare të krijuara nga rënia e të ardhurave për shkak të zhvlerësimit të monedhës euro, si dhe përballja me vështirësitë për rekrutimin e punonjësve të rinj, ku veçanërisht 2 vitet e fundit detyroi kompaninë që shumë fushata shërbimi t’i transferonte në Itali, mësohet se janë arsyet kryesore që kanë shtyrë operatorin italian drejt vendimmarrjes për mbylljen e fialialit në Shqipëri.

    Në vitin 2018, kompania call center Facile.it punësonte 700 persona. Në vitin e fundit të saj të operimit në Shqipëri numri i të punësuarve arriti në 200 punonjës.

    Tkurrja e punonjësve ndër vite, ka ardhur nga një sërë faktorësh siç ishte fillimisht rënia e numrit të të rinjve që flisnin italisht, konkurrenca mes kompanive dhe emigracioni që është thelluar.

    Sipas të dhënave në QKB filiale i Facile.it në Shqipëri është themeluar në vitin 2014. Prej 1 dekade kompania operonte në ofrimin e shërbimit call center për tregun italian në fushën e sigurimeve të mjeteve motorrike dhe sektorit të kredive.

    Kjo është kompania e dytë italiane call center që mbyll filialin e saj në Shqipëri, pas vendimmarrjes në fillim të vitit 2022 të një prej kompanive më të mëdha të sektorit “Albacall” për mbyllje të degës së saj në vend, për shkak të mosmarrëveshjeve për kontratat në tregjet e huaja për të cilat ofrohet shërbimi./MONITOR

    2025 Si do të ndryshojë tregu Call Center
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lavrov sinjalizon dialog me SHBA-të për Ballkanin, Kurti paralajmëron rrezik nga ndikimi rus përmes Serbisë

    January 20, 2026

    Nëndeklarimi i pagave/ Tatimorët kontrolle në 9 agjenci imobiliare, evidentohen shkelje të rënda

    January 20, 2026

    Renditja FIFA e janarit/ Shqipëria mbetet e 63-ta, Kosova ngjitet në vendin e 79-të

    January 20, 2026

    I kërkuar për vra*je në Britani, 26-vjeçari vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës

    January 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi 19 Janar 2026

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.