Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Inside Albania”, Baba Mondi foli më tej mbi ecurinë e hapave të krijmit të shtetit Bektashi në Shqipëri.
Baba Mondi u shpreh se projekti ka marrë gjithë mbështejtjen e mundshme nga anëtarët e komunitetit, përfshirë komunitetin mysliman dhe atë ortodoks, me të cilët është nënshkruar një marrëveshje.
“Miqtë na mbështesin, pasi ne nuk jemi faktor ndarës, jemi dashamirës të paqes. Komuniteti Musliman e ka nënshkruar, Komuniteti Ortodoks gjithashtu e ka nënshkruar marrëveshjen që kam bërë me ta — që Bektashizmi të ketë një seli botërore, që të marrë status global. Kështu që ne nuk jemi në luftë me askënd. Luftojmë për veten tonë, të jemi paqësorë, zemërmirë, të edukojmë njerëzit që të kenë dijeni dhe jo injorancë. Sepse, siç dihet, tre armikun kryesorë të njerëzimit janë injoranca, varfëria dhe egoizmi individual,” tha Baba Mondi.
Më tej Baba Mondi sqaroi ecurinë e planit të kryeministrit për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri.
Ai theksoi se janë formuar grupe pune të përbashkëta mes përfaqësuesve të qeverisë dhe komunitetit bektashian.
“Përveç asaj që kryeministri foli në OKB, procesi po vazhdon. Është tani në dorën e autoriteteve të ecin përpara. Na është dhënë informacion që kjo do të ndodhë, dhe shumë përfaqësues të kryegjyshtetës botërore po punojnë në bashkëpunim me grupe pune të qeverisë për të sjellë një vendim dhe një dekret mbi këtë çështje. Nëse do të jetë një shtet apo një mini-shtet, do të jetë një vendim zyrtar. Ne nuk e dimë ende, sepse janë ata që do të vendosin për të ardhmen e Bektashizmit në Shqipëri. Ata do të kërkojnë zgjidhjen më të arsyeshme, pa shkelje kushtetuese apo kundërshti ligjore. Vetëm Kryeministri dhe grupi i iniciativës e dinë saktësisht se si do të ecet përpara,” përfundoi Baba Mondi.

