Site icon Informohu siç duhet

Shumë vapë?/ Konsumoni shalqi, një nga frutat më hidratues

Shumë vapë?/ Konsumoni shalqi, një nga frutat më hidratues

TIRANË– Nëse ju ka kapur vapa dhe spo gjeni një zgjidhje sesi të hidratoheni, ju kujtojmë se përveç ujit apo lëngjeve të tjera, shalqiri është i duhuri për këto ditë të nxehta.

Shalqiri është fruti hidratues më i dashur në stinën e verës, i pasur me vitamina dhe minerale, është ideal për të rimarrë substancat e humbura me djersitjen. Ka efektin të na bëjë të ndihemi të ngopur ndërkohë që kemi marrë minimumin e kalorive. Është fantastik për dietë.

Ky frut është i shijshëm, i freskët, ka cilësi pa fund, por në fakt, është edhe më i çmuar se ç’mendojmë.

Burim i kripërave minerale të rëndësishme si potasiumi, fosfori dhe magneziumi, përveç vitaminave, sidomos vitaminës C, shalqiri është i pasur me antioksidantë si beta karoteni dhe likopeni./Radar.al 

Exit mobile version