TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.
Rama po mban fjalën e tij në këtë aktivitet, teksa ka shprehur ngushëllimet e tij edhe për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
“I bashkohem shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Janullatos dhe duke uruar që të prehet në paqe i përcjell ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komuniteti të besimtarëve ortodoksë”, tha Rama në aktivitetit për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri./Radar.al

