TIRANË– Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama duke folur me qytetarët përmes rubrikës “SY m’SY” është ndalur edhe tek bonusi i pranverës për pensionistët.
Rama ka deklaruar se s’ka thënë kurrë që bonusi do të shpërndahet në muajin Shkurt, por në Pranverën e 2025, ndërsa shton se është depozituar në Bankën e Shqipërisë.
Numri një i qeverisë nuk ka dhënë një datë specifike.
“Unë nuk kam thënë kurrë që bonusi i pensionistëve jepet në shkurt, kam thënë kemi një bonus pranvere. Nuk ka nevojë të ta them unë se pranvera ka ardhur në shkurti, bonusi do të jepet në Pranverë. Është depozituar në BSH dhe do të lëvrohet në pranverë. Kur fillon pranvera? Pyet se ta thonë. Dhe pastaj nuk e di ku lidhet bonusi me spiun, armikun dhe tradhtarin,. Sikur të gjithë spiunët, armiqtë, e tradhtarët të ishin si unë do kishin shpëtuar nga armiqtë, tradhtarët dhe spiunët.“-shprehet Rama./Radar.al


