Site icon Informohu siç duhet

Shtyhet seanca e “Sterilizimit”/ Beqaj bën kërkesë: Meqë ia hoqët Berishës, ma hiqni dhe mua

Shtyhet seanca e "Sterilizimit"/ Beqaj bën kërkesë: Meqë ia hoqët Berishës, ma hiqni dhe mua

Seanca për çështjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt është shtyrë për në 29 dhjetor.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se në këtë datë pritet të jepet qëndrim nga gjykata për kërkesat e ndërmjetme dhe për gjyqin paraprak.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ditën e sotme kërkoi heqjen e masës së ndalimit për të dalë jashtë vendit që e ka në këtë dosje duke u shprehur me fjalët “Meqë ia hoqe Berishës, ma hiq edhe mua”.

Por gjykata e rrëzoi kërkesën.

Siç na raporton dhe vetë gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tetë të pandehur kërkuan gjykim të shkurtuar.

SPAK tha më tej se nëse pranojnë gjykimin e shkurtuar të të gjithëve, atëherë sugjerojnë ndarjen e çështjes, pra që  ish-ministri Beqaj të gjykohet veçmas nga 8 të akuzuarit e tjerë.

 

Exit mobile version