Konferenca e Kryetarëve ka vendosur shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit hetimor për “Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check Up-it” në Shëndetësi.
Komisioni do të ketë afat gjer më 22 tetor të këtij viti për të dalë me konkluzione.
Konferenca e Kryetarëve në drejtimin e Lindita Nikollës, shqyrtoi dhe disa ndryshime në projektkalendarin dhe projektprogramin e punimeve të Kuvendit duke përfshirë projektligjet e depozituara në përputhje me kërkesat e rregullores.