Gjykata e Lartë ka shtyrë procesin ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për datën 16 korrik.
Berisha dhe dhëndri i tij kanë kërkuar që kolegji gjyqësor, përfshirë gjyqtarët Sokol Binaj, Sandër Simoni dhe Ilir Panda, të dorëhiqen nga çështja.
Sot, në Gjykatën e Lartë pritej të shqyrtohej kërkesa e ish-kryeministrit Berisha dhe Malltezit për ndryshimin e masës së sigurisë. Seancat ishin planifikuar për orën 15:30 dhe 15:40, por nuk u mbajtën për shkak të kërkesës për dorëheqjen e trupës gjykuese.