Informohu siç duhet

Shtëpitë e tyre po digjen, disa aktorë të famshëm evakuohen me shpejtësi nga zona e rrezikut. Ja deklaratat e tyre

Zjarrfikësit po luftojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve në kodrat e qytetit Los Anxhelos ku jetojnë yjet e Hollivudit ndërsa një erë e fortë vazhdon ta godasë pjesën jugore të Kalifornisë.

Aktorët Eugene Levy dhe James Woods janë ndër personazhet e famshëm që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan Radar.al.

“Për të gjithë njerëzit e mrekullueshëm që na kanë kontaktuar, faleminderit që jeni kaq të shqetësuar. Thjesht ju bëmjë të ditur se ne ishim në gjendje të evakuoheshim me sukses,” postoi në X Woods, i cili jeton në Palisadat e Paqësorit.

“Unë nuk e di në këtë moment nëse shtëpia jonë është ende në këmbë, por fatkeqësisht shtëpitë në rrugën tonë të vogël nuk janë.”

Levy i tha Los Angeles Times se ai vuri re tym “të zi dhe intensiv” ndërsa po luftonte me trafikun gjatë evakuimit të tij.

Duke folur për një kanal lokal lajmesh, aktori Steve Guttenberg u kërkoi banorëve të linin çelësat e makinave të tyre në makina në mënyrë që ai të mund të ndihmonte në lëvizjen e automjeteve të tyre për të kaluar kamionët e zjarrfikësve./Radar.al

Lexo edhe

Pamje që nuk përshkruhen dot me fjalë. Si zjarri po përpin gjithçka në LA, po digjen dhe shtëpitë e yjeve të Hollivudit

Exit mobile version