Site icon Informohu siç duhet

Shqyo Kalemi, shënjestra e masakrës në Memaliaj/ Dyshohet hakmarrja ndaj te birit (Foto)

Shqyo Kalemi, shënjestra e masakrës në Memaliaj/ Dyshohet hakmarrja ndaj te birit (Foto)

Shyqo Kalemi, ishte shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Memaliaj, ku viktima mbetën dhe dy persona të tjerë.

Ndërsa Artur Kalemi, vëllai i Shyqo Kalemit mbeti i plagosur rëndë, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me të në lokal.

Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit. Shyqo Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.

Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra për hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.

Raportohet se Andrea  i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë.

Ndërsa në janar të këtij viti në Unazën e Tiranës ju bë atentat nga një makinë në lëvizje djalit tjetër të Shyqo Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë ‘smart’. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.

Exit mobile version