Site icon Informohu siç duhet

Shqiptari kapet me 30 kg k*kainë në makinë/ Vlera mln euro, lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

ITALI– Policia italiane ka vënë në pranga një 28-vjeçar shqiptar teksa po trafikonte një sasi prej 30 kilogramësh kokaine të pastër, me vlerë miliona euro në treg.

Autoritetet informuan se aksioni është kryer në rajonin e Milanos tre ditë më parë dhe prangosja u krye nga karabinierët e patrullës që pikasën lëvizjet e dyshimta.

“Një burrë 28-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e narkotikëve. Incidenti ndodhi së fundmi në Cologno Monzese, (Monza) në periferitë lindore të Milanos, jo shumë larg unazës Tangenziale Est.”- informon media italiane.

Makina e 28-vjeçarit, e ndaluar në një zonë të izoluar pranë rrugës unazore, tërhoqi vëmendjen e karabinierëve të stacionit të Cologno Monzese. Oficerët më pas vendosën ta inspektonin dhe kontrollonin automjetin.

Në bagazh u gjetën njëzet e gjashtë pako që përmbanin një total prej afërsisht 30 kilogramësh kokainë. Shqiptari u arrestua dhe me urdhër të Prokurorisë së Monzës, u dërgua në burg, në pritje të hetimit dhe gjykimit, informon media.

Ngarkesa ishte e konsiderueshme, ndaj po thellohen hetimet për një rrjet të organizuar narkotrafiku në zonë, pasi fitimet llogariten miliona euro./Radar.al

Exit mobile version