Ditën e sotme mësohet se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet sa i përket rastit me mishin e pulës që u konstatua me salmonelë.
Burimet bëjnë me dije se hetimet lidhen me dy vepra penale, atë të shpërdorimit të detyrës dhe importimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.
Hetuesit thuhet se po merren me verifikimin e procedurës që kanë ndjekur punonjës të AKU, nga momenti i hyrjes së mishit në vendin tonë dhe daljen e përgjigjes së analizave.
Kujtojmë se u nevojiten afro 10 ditë për të mësuar se mishi që u importua nga Brazili ishte i infektuar me salmonele një pjesë e të cilit u shit.
Hetimet mësohet se kanë nisur menjëherë pas referimit të rastit nga Policia e Shtetit të cilët shpallën në kërkim pronarin e kompanisë që ka importuar sasinë e mishit.