Site icon Informohu siç duhet

Shqipërisë i kërkohen 1.3 miliardë euro në vit për mbrojtjen, ekonomistët paralajmërojnë krizë sociale

Rikthehen në shërbim ushtarakët në rezervë. Ja çfarë duhet të dini

Vendimi i fundit i NATO-s për të rritur shpenzimet ushtarake në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ka ngritur pikëpyetje serioze për qëndrueshmërinë ekonomike të vendeve anëtare, përfshirë edhe Shqipërinë.

Bazuar në PBB-në aktuale prej 25.7 miliardë euro, Shqipërisë do t’i duhet të alokojë mbi 1.3 miliardë euro në vit për mbrojtjen, një shumë që tejkalon më shumë se dyfishin e buxhetit aktual në këtë sektor.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, e cilëson këtë nivel shpenzimesh si të papërballueshëm, duke paralajmëruar se alternativat e vetme do të ishin rritja e borxhit publik ose shkurtimi i fondeve për sektorë jetikë si arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja sociale.

Në vitin 2025, për shembull:
Arsimit i është dedikuar vetëm 2.36% e PBB-së,
Shëndetësisë 2.78%,
Pensioneve 7.4%.

Krahasimi tregon se 5% për mbrojtjen do të sillte shtypje të prioriteteve sociale, duke krijuar rrezik për destabilitet të brendshëm, pavarësisht nga objektivi për siguri ndërkombëtare.

Ekspertët paralajmërojnë se një vendim i tillë nuk duhet të jetë detyrim absolut, pasi bie ndesh me frymën e Nenit 5 të traktatit të NATO-s, ku mbrojtja është e garantuar për të gjitha vendet anëtare, pavarësisht nivelit të kontributit financiar.

Sipas tyre, aleanca nuk duhet të përgatitet për luftë me çdo kusht, por të menaxhojë rreziqet e saj pa sakrifikuar prosperitetin ekonomik dhe shërbimet bazë për qytetarët.

Exit mobile version