Kombëtarja shqiptare po zhvillon në “Air Albania” një ndeshje vendimtare për kualifikueset e Botërorit 2026, ku përballen me Letoninë në një sfidë që konsiderohet “finale” e parakohshme për djemtë e Sylvinhos.
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me ritëm të lartë, duke kontrolluar lojën dhe duke kërkuar golin që në minutat e para. Tentativat e Brojës dhe Bajramit nuk gjetën rrjetën, ndërsa Laçi provoi me kokë, por pa sukses.
Në minutën e 24-t, pas një goditjeje të Laçit dhe prekjes me dorë nga mbrojtja letoneze, arbitri akordoi penallti për Shqipërinë. Nga pika e bardhë, Kristjan Asllani nuk gaboi, duke çuar peshë stadiumin dhe duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.
Atmosfera në “Air Albania” është elektrizuese, me tifozët që kanë shpërthyer në festë dhe po e shtyjnë kombëtaren drejt një fitoreje jetike për ëndrrën e Botërorit.















