Shqipëria, e përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, mori pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, organizuar me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në përfundim të mbledhjes, Rama u përshëndet dhe zhvilloi një bisedë të shkurtër me presidentin amerikan Donald Trump. Siç shihet në pamjet e publikuara pas takimit, diskutimit iu bashkua edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Nga materialet filmike nuk është bërë e ditur përmbajtja e bisedës mes tyre.

